Afganistan: Vendi në kaos, ekipet e shpëtimit në vëshitrësi prej shiut dhe terrenit. Banorët rrëfejnë për minutat tragjike

Afganistan: Vendi në kaos, ekipet e shpëtimit në

Një ditë pas tërmetit shkatërrimtar që godititi Afganistanin, vendi duket me një gërmadhë, ku shumë qytete kanë pësuar dëme të shumta e numri i viktiave po rritet me shpejtësi.

Deri tani raportohet të kenë humbur jetën mbi 1000 persona dhe mbi 1500 janë lënduar.

Shiu i dendur dhe terreni i thyer po pengojnë ekipet e shpëtimit në juglindje të Afganistanit.

Ende nuk ka një numër të personave që janë nën rrënoja ndërsa sistemi shëndetësor i Afganistanit po përballej me kolapsin edhe para katastrofës.

Autoritetet talebane kanë bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare. Rrjetet e komunikimit janë gjithashtu të goditura keq.

"Ne nuk mund të arrijmë në zonë - rrjetet janë shumë të dobëta," tha një zëdhënës i talebanëve nga Reuters.

Kombet e Bashkuara janë ndër ato që përpiqen të ofrojnë strehim urgjent dhe ndihmë ushqimore për zonat e largëta në provincën Paktika të goditur më keq.

Shumica e viktimave deri më tani kanë qenë në rrethet Gayan dhe Barmal të Paktikas. Vendasit raportojnë se dhjetëra fshatra janë shkatërruar.
 
Një grua në spital në kryeqytetin e Paktikas u tha gazetarëve se kishte humbur 19 anëtarë të familjes.
 
"Shtatë në një dhomë, pesë në një tjetër, katër në një tjetër, pastaj tre në një tjetër, të gjithë janë vrarë në familjen time," tha ajo nga shtrati i saj në spital.
 
"Ishte një gjëmim dhe shtrati im filloi të dridhej. Ra tavani. Unë mbeta si në kurth, por pashë qiellin. Shpatulla më ishte zhvendosur, koka më dhimbte, por dola jashtë. Jam i sigurt se shtatë ose nëntë persona nga familja ime, të cilët ishin në të njëjtën dhomë me mua kane vdekur."  i tha BBC-së një tjetër i mbijetuar, Shabir.
 

EMISIONET