Aeroplani me 100 pasagjerë brenda merr flakë pas uljes, 3 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2022, 19:53
Një aeroplan i kompanisë Santo Domingo Red Air mori flakë pas uljes, në aeroportin e Majamit në Florida (Shtetet e Bashkuara)
Mediat e huaja, bëjnë me dije se si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa mësohet se në bord kanë qenë 100 pasagjerë.
Pasagjerët janë evakuuar, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital dhe nuk janë në gjendje të rëndë.
Ndërhyrja e menjëhershme e mjeteve të emergjencës së aeroportit, ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.