Administrata e Biden padit Google, për taktika monopoliste

Administrata e Biden padit Google, për taktika monopoliste

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur një padi kundër Google për një politikë abuzive në tregun e reklamave dixhitale.

Në mënyrë të veçantë, ministria së bashku me një grup shtetesh paditën gjigantin e teknologjisë të martën, duke e akuzuar atë për përdorimin e mjeteve të paligjshme që bien ndesh me rregullat e konkurrencës.

Kjo është padia e parë kundër Google nga udhëheqja e Joe Biden, e cila është një përshkallëzim i presionit ligjor ndaj një prej kompanive më të mëdha të teknologjisë.

Padia i kërkon Gjykatës së Lartë të SHBA-së të urdhërojë Google të shesë një sërë produktesh reklamuese dhe ta ndalojë atë nga përfshirja në praktika kundër konkurrencës.

Është padia e pestë e ngritur nga zyrtarët amerikanë kundër Google që nga viti 2020, pasi ligjvënësit dhe rregullatorët në mbarë botën përpiqen të frenojnë fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë dhe tregtisë në internet.

Në Evropë, Amazon, Google, Apple dhe kompani të tjera janë përballur me akuza antitrust, ndërsa rregullatorët kanë miratuar ligje të reja për të frenuar probleme të tilla si mbledhja e të dhënave.

EMISIONET