A do të largohet Emmanuel Macron nga politika? Përgjigjen e jep gruaja e tij, Brigitte

A do të largohet Emmanuel Macron nga politika? Përgjigjen e jep gruaja

Gruaja e presidentit francez, Brigitte Macron, ka shprehur dyshimet e saj për mundësinë që Emmanuel Macron të largohet nga politika pas largimit nga presidenca, në një intervistë të transmetuar sot nga RTL.

“A mund të heqë ai dorë nga politika? Dhe cilët politikanë njihni ju që u larguan nga politika? Për mua, në mendjen e atyre që njoh, nuk ka mbarim”, është përgjigjur bashkëshortja e Macron, e pyetur për të ardhmen politike të kreut të shtetit pas vitit 2027.

Megjithatë, ajo theksoi se Macron nuk i ka zbuluar qëllimet e tij, duke shtuar se shpreson që "ai të ndalojë së punuari disi". “Ai është shumë i zënë për momentin. Do të doja të pushonte së punuari për një kohë, ai punon gjatë gjithë kohës”, shtoi ajo në intervistën e saj në nisjen e një eventi vjetor bamirësie.

Brigitte Macron tha këtë javë në TF1 se presidenti ndonjëherë shprehet se ndihet i lënduar nga ato që dëgjon të thuhen për të dhe sot ajo iu kthye të njëjtës çështje duke folur për RTL për të diskutuar gjendjen e saj shpirtërore.

"Ndjehem sikur ai është shumë i lënduar. A mund ta imagjinoni nivelin e dhunës që po ndodh? As që mund t'i imagjinoj njerëzit që thonë gjëra të tilla në rrjetet sociale për njerëz për të cilët nuk dinë asgjë, njerëz që nuk i njohin. Si mendojnë ata se mund të vrasin verbalisht njerëz të tillë? Nuk e kuptoj", shtoi Zonja e Parë e Francës.

Emmanuel Macron, presidenti më i ri i Republikës, i cili u zgjodh në moshën 39-vjeçare në 2017-ën dhe më pas u rizgjodh për 5 vjet në 2022, nuk mund të kandidojë sërish në vitin 2027 në fund të mandatit të dytë. Megjithatë, asgjë nuk e pengon atë të kandidojë për një mandat tjetër pas vitit 2032

EMISIONET