9-vjeçarja ndërron jetë pasi hëngri makarona në restorant, prindërit dhurojnë organet
Një vajzë nëntë vjeçare vdiq pasi hëngri një pjatë me njoki (makarona) në një restorant në Romë.
Mediat italiane raportojnë se shkaku i mundshëm i vdekjes ishte një reaksion alergjik, ndoshta nga gruri.
Vajza e vogël u ndje e sëmurë menjëherë pas vaktit, që konsumoi me familjen e saj në restorant.
Ngjarja ka ndodhur të enjten, ku menjëherë pasi hëngri njokit, vogëlushja ka pësuar spazma, të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje.
Simptomat u përkeqësuan aq sa i shtynë prindërit e saj të telefonojnë urgjencën e Poliklinikës Casilino.
Pas një përkeqësimi të mëtejshëm të kushteve shëndetësore u vendos transferimi i saj te Gemelli ku edhe vdiq. Ndërsa prindërit i dhanë dritën jeshile dhurimit të organeve.