9 ditë të bllokuar në tunel, publikohen pamjet e 41 punëtorëve indian, pritet të nxirren pas 3 ditësh

9 ditë të bllokuar në tunel, publikohen pamjet e 41

Ekipet e kërkim shpëtimit në Indi, kanë bërë të mundur dërgimin e ndihmave për 41 punëtorë të ngecur prej ditësh në errësirë, pasi tuneli ku punonin u shemb.

Përmes një kamera ata duken ne gjendje të mirë, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se ata do të nxirren brenda 3 ditësh. Kjo video tregon 41 punëtorët e bllokuar në tunel prej nëntë ditësh në Uttarakhand të Indisë.

Ekipet e kërkim shpëtimit përdorën një tub, brenda të cilit jo vetëm që vendosën kamerën, por u bë e mundur sigurimi i oksigjenit të mjaftueshëm, si edhe dërgimi i ushqimit dhe i ujit.

Nga pamjet punëtorët duken në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shihen që reagojnë kur anëtarët e ekuipazhit të shpëtimit iu kërkojnë që të identifikohen.

Mëngjesin e 12 nëntorit, në distriktin Uttarkashi rrëshqitjet e dheut bllokuan tunelin në ndërtim e sipër, duke kërcënuar jetën e dhjetëra punëtorëve.

Operacioni i kërkim shpëtimit ishte i vështirë për shkak se rrëshqitjet ishin intensive.

Si zgjidhje autoritetet, menduan të shponin tunelin, ku përmes të cilit kaluan një tub me diametër 900 mm, ku dhe iu dërgua vakti i parë dhe fruta të thata.

Sipas ministrit Federal Nitin Gadkari, nxjerrja e punëtorëve të ngecur në errësirë pritet të bëhet Brenda 3 ditësh.

 

 

EMISIONET