8 dronë ushtarakë godasin Moskën/ Rrëzohen nga mbrojta ruse, dëme në disa ndërtesa

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se nuk po zhvillohet më vetëm në terrioret e pushtura, per edhe në Rusi. Të paktën 8 drobne ushtarake kanë fluturuar mbi Rusi, 3 prej tyre u devijuan dhe 5 u shpërthye para se të godisnin objektivat e tyre. Por pjesët e dronëve kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa të kryeqytetit rus

8 dronë ushtarakë godasin Moskën/ Rrëzohen nga mbrojta ruse,

Banorët e Moskës kanë përjetuar një fragment të tmerrit që përjetojnë çdo ditë qindra mijëra familje në Ukrainë, teksa dronët ushtarakë kan[ shkaktuar dëme në disa ndërtesa në kryeqytetin rus.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga ministria ruse e mbrojtjes, e cila akuzon ukrianën për sulmin me të paktën 8 drone ushtarake

“Këtë mëngjes, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist me dron në qytetin e Moskës. Tre prej tyre  humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e synuara pas goditjes me vale elektroniek. Ndërsa pesë drone të tjerë u rrëzuan nga sistemi raketor tokë-ajër”, thuhet në kominikim  e ministries së Brendshme.

Ndërkohë që kryebashkiaku rus, Sergei Sobyanin teksa vuri në dukje se menjëherë pas dhënies së alarmit, janë vënë në lëvizje ekipet e emergjencës, konfimroi se nga sulmi nuk ka pasur viktima.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale u pa tym në qiellin e Moskës. Në pamje të tjera janë parë xhama të thyer të dritareve të ndërtesave.

BBC ka raportuar për një shpërthim në orën 06:24, sipas orës  lokale, në veriperëndim të Moskës. Po ashtu, një tjetër shpërthim është dëgjuar disa minuta më vonë.

Pavarësisht akuazve të Moskës se pas sulmve fshihen ukrainasit, është ende e paqartë se nga ku u nisë dronet. Sulmi në kryeqytetin rus vjen pas sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku të paktën një person raportohet se është vrarë.

Zyrtarët ukrainas thanë se disa ndërtesa janë përfshirë nga zjarri, duke shtuar se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar mbi 20 dronë.

EMISIONET