77 vite nga bomba në Hiroshima, kreu i OKB-së përmend rrezikun e të tilla armëve edhe sot

77 vite nga bomba në Hiroshima, kreu i OKB-së përmend rrezikun e

Në 77 vjetoritn e sulmit me bombë bërthamore në Hiroshima kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka sjellë në vëmendje kanosjen e këtyre armëve edhe sot.

"Njerëzimi po luan me një armë të mbushur ndërkohë që krizat me potencial për katastrofë bërthamore po përhapen në mbarë botën,  tha ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në ceremoninë përkujtimore ai iu referua rrezikut që vjen nga kriza në Ukrainë, por edhe ato në lindjen e mesme dhe në gadishullin korean.

“Dhjetëra mijëra njerëz u vranë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gra, fëmijë dhe burra u dogjën në një zjarr ferri. Të mbijetuarit “u mallkuan me një trashëgimi radioaktive" të kancerit dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Duhet të pyesim: Çfarë kemi mësuar nga reja e “kërpudhës” që u fry mbi këtë qytet?”, tha ai.

Më 6 gusht 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore një bombardues amerikan B-29 hodhi bombën e parë atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës.

Shpërthimi vrau menjëherë rreth 80,000 njerëz, kurse dhjetëra-mijëra të tjerë humbën jetën nga rrezatimi. Vetëm tre ditë më vonë, një tjetër bombë u hodh në Nagasaki, duke vrarë rreth 40,000 njerëz.

Në atë kohë Perandori i Japonisë Hirohito njoftoi dorëzimin e pakushtëzuar të vendit të tij në Luftën e Dytë Botërore në një fjalim radiofonik më 15 gusht, duke përmendur fuqinë shkatërruese të “një bombe të re dhe më mizore”.

77 vite nga bomba në Hiroshima, kreu i OKB-së përmend rrezikun e  77 vite nga bomba në Hiroshima, kreu i OKB-së përmend rrezikun e

EMISIONET