7 persona janë lënduar nga përmbytjet në Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2023, 07:02

Të paktën shtatë persona u plagosën nga përmbytjet në veriperëndim të Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, fatkeqësia natyrore preku qytetin iranian të Astara në brigjet e Detit Kaspik.
Dymbëdhjetë grupe të task-forcave, të përbërë nga 60 shpëtimtarë, shkuan në zonat e përmbytura.
Një nga të plagosurit është dërguar në spital. Nuk raportohet për viktima.
Shërbimet e urgjencës vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit.