"60 vjet pa Marilyn Monroe", fansat kujtojnë ikonën e Hollywood-it

Fansat nga e gjithë bota kanë përkujtuar ikonën e Holivudit, Marilyn Monroe, në 60 vjetorin e vdekjes. E ciësuar një ikone e feminilitetit, aktorja pati një karrierë të suksesshme aktrimi, duke luajtur në rreth 30 filma, dhe disa prej tyre tani janë klasike kinemaje të mirëfilltë.

"60 vjet pa Marilyn Monroe", fansat kujtojnë ikonën e

Kanë kaluar 60 vjet nga vdekja e Marilyn Monroe, megjithatë ylli i Hollivudit mbetet një nga njerëzit më të njohur në të gjithë botën. Monroe vdiq më 4 gusht 1962 në moshën 36-vjeçare.

Norma Jeane Mortenson lindi më 1 qershor 1926, dhe mbahet mend si një modele, aktore, këngëtare dhe ikonë e kulturës pop të viteve 1950 dhe ‘60. Gjashtë dekada më vonë, fansat e saj e kujtojnë atë si një grua të sjellshme, me një shpirt bujar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kushdo që e njihte me të vërtetë, as që e kishte menduar kurrë në ato kushte të një bombë bionde," thotë presidenti i klubit të tifozëve të “Marilyn Remembered”, Greg Schreiner.

“Ajo është e mrekullueshme, jashtëzakonisht e talentuar dhe kurrë nuk i interesonte vërtet se çfarë mendonte dikush, gjë që e bëri atë të dallohej nga të gjithë të tjerët”, thotë një fans.

Monroe pati një karrierë të suksesshme aktrimi, duke luajtur në rreth 30 filma, duke përfshirë “Some Like it Hot “dhe “Gentlemen Prefer Blondes”. Shumë prej tyre ishin hite të mëdha, dhe disa prej tyre tani janë klasike kinemaje të mirëfilltë.

"Unë mendoj se ajo është gjithashtu një simbol i feminilitetit, është e vërtetë që ajo është biondja perfekte. Dhe është gjithashtu suksesi i një aktoreje në një botë që, në atë kohë, ishte ende shumë mashkullore. Ajo nuk u plak, ajo është e mrekullueshme. Ajo është një grua e bukur, një aktore e bukur" u shpreh Patricia, një turiste nga Parisi.

Megjithatë, është jeta e saj personale ajo që vazhdon të jetë kryefjalë, shumë kohë pas vdekjes së saj. Monroe u martua tre herë, duke përfshirë yllin e bejsbollit Joe DiMaggio dhe skenaristin Arthur Miller. Asnjë nga ato marrëdhënie nuk zgjati.

"60 vjet pa Marilyn Monroe", fansat kujtojnë ikonën e

EMISIONET