27 persona kanë vdekur nga ethet, Koreja e Veriut: Thirrje për një betejë të gjithanshme për të trajtuar përhapjen e virusit

27 persona kanë vdekur nga ethet, Koreja e Veriut: Thirrje për

Përhapja e shpejtë e Covid-19 në Korenë e Veriut është një "katastrofë e madhe" për vendin, tha udhëheqësi i saj Kim Jong-un, sipas mediave shtetërore.

Ai bëri thirrje për një betejë të gjithanshme për të trajtuar përhapjen e virusit gjatë një takimi urgjent ditën e sotme.

Ekziston frika se një shpërthim i madh mund të ketë pasoja të tmerrshme në Korenë e Veriut.

Popullsia e saj prej 25 milionë banorësh është e cënueshme për shkak të mungesës së një programi vaksinimi dhe sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor.

Katë të shtunë rezultonte  se gjysmë milioni raste të etheve të pashpjegueshme janë raportuar në javët e fundit. Vendi ka aftësi të kufizuara testimi, kështu që shumica e rasteve Covid nuk janë konfirmuar.

Media shtetërore raporton se 27 persona kanë vdekur që nga prilli, pasi kanë vuajtur nga ethe. Raportet nuk thonë nëse ata rezultuan pozitivë për Covid.

EMISIONET