VIDEO/ 2500 njerëz pozojnë nudo në Sidnei për ndërgjegjësimin kundër kancerit të lëkurës
Rreth 2500 njerëz pozuan nudo herët në mëngjes në plazhin Bondi të Sidneit për një vepër arti të krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.
Australia është vendi më i prekur në botë nga kanceri i lëkurës, sipas Fondit Botëror të Kërkimit të Kancerit.
Nga ora 3:30 me orën lokale, vullnetarët u mblodhën në plazh për të marrë pjesë në instalacionin, i bërë në bashkëpunim me shoqatën bamirësisë Skin Check Champions gjatë javës së ndërgjegjësimit për kancerin e lëkurës.
"Ne kemi një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për kontrollet e lëkurës dhe unë jam i nderuar... të vij këtu, të bëj artin tim dhe thjesht të festoj trupin dhe mbrojtjen," tha artisti me famë botërore Tunick.
Bruce Fisher, 77 vjeç, i cili mori pjesë në ngjarje, i tha AFP: "Kam kaluar gjysmën e jetës sime në diell dhe më janë hequr disa melanoma malinje nga shpina.
"Mendova se kjo ishte një kauzë e mirë dhe më pëlqen të heq rrobat e mia në plazhin Bondi."
Tunick është i njohur për krijimin e imazheve të nudove masive në disa nga vendet më ikonike të botës.
Instalacioni është projekti më i fundit i fotografit amerikan Spencer Tunick, që synon të inkurajojë australianët që të bëjnë kontrolle të rregullta të lëkurës.
Legjislacioni u ndryshua për të lejuar për herë të parë lakuriqësinë publike në plazh.
View this post on Instagram