14 mln fëmijë në uri/ Braktiset Afganistani, popullata në krizë urie, falimenton shëndetësia

14 mln fëmijë në uri/ Braktiset Afganistani, popullata në

Afganistani është në një krizë të fortë financiare. Madje mediat raportojnë se miliona fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja teksa uria po përhapet në mbarë Avendin. Situata vjen duke u përkeqësuar pas marrjes së qeverisjes prej talibanëve.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pothuajse 23 miliona persona – rreth 55 për qind e popullatës – po përballen me nivele të larta të urisë ku rreziku më i lartë është për 14 milionë fëmijë.

Vështirësi po haste dhe në sistemin e shëndetësisë, ku mjekët deklarojnë se fëmijët shkojnë në spitale në gjendje tejet të vështirësisë sa nuk mund të shpëtohen.

Sistemi i kujdesit shëndetësor me vite të tëra ishte financuar nga fondet e huaja por tashmë është buzë kolapsit. Donatorët perëndimorë ndalën dërgesat financiare pasi talibanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht 2021. 

Si pasojë Disa mijëra qendra dhe spitale janë mbyllur gjatë muajve të fundit. 

Madje shumë mbeten të hapura por nuk ka staf mjekësor që të shërbejë madje as medikamente apo pajisje të tjera.

 “Krahasuar me vitin e kaluar, kequshqyerja në mesin e fëmijëve nën 5 vjeç është duke u përhapur”, tha Mohammad Daud Nusrat, shef i departamentit të pediatrisë në Spitalin Boost,  për REL-in, duke shtuar se spitali muajin e kaluar trajtoi 630 fëmijë, krahasuar me 380 në dhjetor të vitit 2020.

Sam Mort, zëdhënëse e UNICEF-it, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët, shton se organizata “është thellësisht e shqetësuar lidhur me krizën e kequshqyerjes që po përshkallëzohet me shpejtësi në mbarë Afganistanin”.

Afganistani aktualisht është një prej shteteve me nivelet më të larta të moszhvillimit të duhur fizik, sipas UNICEF-it. 

Rreth 40 për qind e fëmijëve nën 5 vjeç vuajnë nga moszhvillimi i duhur. Gjatësia e ulët e fëmijët vërehet në pothuajse 10 për qind te të gjithë fëmijët afganë.

EMISIONET