E grabisin dhe i drejtojnë armën, avokati përplas hajdutët me makinë. Shikoni videon

E grabisin dhe i drejtojnë armën, avokati përplas hajdutët

Një video dramatike tregon momentin kur një burrë, viktimë e grabitjes përplasi me makinë dy grabitësit e armatosur.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në kryeqytetin e Kolumbisë.

Hajdutët, me motor, i drejtuan armën avokatit të çështjeve penale 28-vjeçar, Angelo Schiavenato, i cili nga ana e tij nxitoi dhe i përplasi me makinë.

Hajdutët sapo i kishin marrë një orë, dy celularë dhe një gjerdan.

Oficerët e policisë kolumbiane arritën të arrestonin autorët dhe tashmë ata do të ndiqen penalisht për vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje.

 

 

EMISIONET