"Bota Shqiptare e Branko Merxhanit" tani në libraritë tona

"Bota Shqiptare e Branko Merxhanit" tani në libraritë tona

Të pyesësh për Branko Merxhani shumë do të ngrejnë supet në shenjë habie e pak do të thonë se dinë diçka mbi jetën e veprimtarinë e tij.

Edhe pse një ndër intelektualët më të shquar të kombit, figura e tij ka qenë gjithmonë enigmatike.

Por jo më.

Studiuesi Ndriçim Kulla sjellë “Botën Shqiptare të Branko Merxhanit” për t`i dhënë mundësi çdokujt të njihet me një nga mendjet më të ndritura të vendit..

Ndriçim Kulla: “Branko Merxhani ka pasur ndikim sidomos tek njerëzit që ishin në kontakt me të. I ka maxhepsur  kultur dhe racionaliteti në gjykimin e çështjeve shqiptare”

Merxhani ishte gazetar, publicist i cili shkeli në Shqipëri në vitin 1930 e u largua prej saj më 1939. Një njëri i rrallë si ai nuk mund të pranohej dhe as të pranonte regjimin diktatorial.

Ndriçim Kulla: “Ai ishte klasifikur në radhën e njerëzve të malluar të regjimit komunist. Mundoheshin ta defaktorizonin edhe kohën. Nuk kishin ta pranonin kur ai ishte autor i pamfletit “Pse nuk jam Marksist”

Por idetë që zhvilloi afro 80 vite më parë janë aktuale edhe sot, ndaj libri nuk duhet të mungoj në bibliotekat e qytetarëve dhe vendimmarrësve.

Ndriçim Kulla: Ai thotë busull është Europa.  Na jep dijen, shkencën gjithçka por zgjidhet duhet ti bëjmë në mënyrë krijuese dhe në përshtatje të trashëgiminë tonë. Nuk mund të krijohen njerëz të ditur nëse nuk do të zhvillojmë pedagogjinë”

Ky është libri i 36 i autorit Ndriçim Kulla, ndërsa ai premton se do të sjellë për lexuesit edhe një biografi të plotë mbi jetën e Branko Merxhanit, personazhit kaq shumë të dashur për të.

EMISIONET