Boston arriti një fitore emocionuese për tu mbajtur mend, në mbrojtje dhe në sulm duke mundur Toronton 111-89 . Kampionët e NBA janë një lojë larg nga eliminimi.

Celtics iu imopnuan kundërshtarit që në minutat e para e mbyllën periodën e parë në epërsi të 14 pikë, duke e thelluar avantazhin deri në 27.

Toronto vuan shumë dhe nuk arrin të bëj ekipin kampion, vetëm në fund përpiqen të rihapin lojën, por është tepër vonë. 

Meritat më të mëdha për fitoren e boston i shkojnë Marcus Smart, i cili e marksoi më së miri Kyle Lowry, që u ndal në vetëm 10 pikë.

Xhejlen Braun ishte pikshënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 ndërsa mirë u paraqit edhe Walker me Jayson Tatum me 21 pikë dhe 18 pikë respektivisht.

Për Toronto ekziston vetëm Fred VanVleet që përpiqet maksimalisht, por 18 pikët e tij nuk janë të mjaftueshme. Dhe tani kampionët janë vetëm një humbje larg eliminimit.

Clippers ngrihen në këmbë dhe, pas humbjes së ndeshjes së dytë radhazi dhe fiton 113-107 ndaj Denver duke regjistruar një triumf të rëndësishme.

Një sukses i cili materializohet vetëm në fund, pasi Nuggets me të vërtetë kishin ëndërruar ta dërgonin serinë e ndeshjeve në 3-0. 

Perioda e parë u mbyll me Kliper në avantazh të një pikë, 33-32, por boston përmbys gjithçka në të dytën duke fituar 27-24 dhe shkon në pushim në epërsi të dy pikëve.

Edhe perioda e tretë ishte më e mirë për boston që sërish e mbylli në avantazh të dy pikëve, por Klipoers përmbysi gjithçka në fund duke fituar 29-19 dhe krejt ndeshjen 113-107.

Për këtë sukses Klierp duhet të falënderojë Paul George, i cili edhe pse i dëmtuar e mbyll mbrëmjen me 32 pikë.

Kawhi Leonard gjithashtu kontribuon me 23 pikë dhe 14 Ribaund.