BOOM - Veliaj "rebelohet" ndaj Ramës, kryeministri i lë urdhër të prerë, kryebashkiaku nuk e zbaton

BOOM - Veliaj "rebelohet" ndaj Ramës, kryeministri i lë

Në 28 janar kryeministri Edi  Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku  Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan punimet ne lagjen “5 maji” ne Tirane.

Kjo e fundit pritet të kthehet në një qendër të re urbane për 11 mijë banorë. 

Kryeministri i dha urdhër të prerë Veliajt që duhet të vijonte puna me 3 turne.

Rama: Këtu duhet punuar me 3 turne, kjo është taksative. Me tre turne, të vihen prozhektorët.

Veliaj: Po, po, një kantier ka punuar edhe mbrëmë.

Rama: Jo, po po kot! Këtu edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër.

Disa ditë më pas emisioni BOOM ka bere një vëzhgim për të parë se si po vijonin punimet.

E njëjta situatë edhe në orët e mbrëmjes askush nuk punon në kantierin e ndërtimit.

Në prani të kamerave Veliaj është ai i kryetarit "punëmbaruar" dhe bindur ndaj shefit të tij, por në realitet ndodh e kundërta.

Këto pamje ku shihet qartë se në kantier nuk punohet as turn i dytë dhe as turni i tretë do ta bindin kryeministrin se fjalët e tij i merr era edhe në rastet kur urdhrat që jep janë të prera dhe të qarta.

EMISIONET