BOOM - Veliaj i lë rrugët e lagjeve të Tiranës si në Mesjetë

BOOM - Veliaj i lë rrugët e lagjeve të Tiranës si në

Emisioni “BOOM” ka bërë një vëzhgim në disa rrugë të Tiranës për të parë se si është gjendja e tyre.

Ky vëzhgim filloi pas telefonatave të shumta qe mbërritën në redaksi.

Rruga “Agim Hysenbelliu”

"Ecim nëpër shinat e trenit që të shkojmë në shkolla, se nga rruga nuk kalohet."

"Të na e bëjë me asfalt, duam dhe korsi për biçikletat."

"Të paktën të na bëjë një rrugë ku të ecim. 24 vjet kam këtu dhe kështu ka qenë gjithmonë."

"Mos të shohë vetëm gjerat kryesore, por edhe ato anësoret se edhe këtu ka popull."

"Nuk kanë ardhur asnjëherë, edhe pse jemi ankuar, por asnjë nuk e vë ujin në zjarr."

"Na lagen këmbët dhe na zë gripi."

Rruga “Mahmut Daci” (Vilat Gjermane)

"Mbi 30 vjet qe nuk investohet…e gjitha lagja voton majtas, por nuk kane prek asgjë këtu."

"Kemi bere ankesa, po na futet uji ne shtëpi, kalojmë me këmbale."

"Po nuk u be kjo rruge, ne nuk do votojmë me."

"Kjo rrugë prish edhe atë të asfaltuarën poshtë, sepse zhavorri i kësaj prish atë poshtë. 30 vjet kështu, as ndriçim, makinat i shkatërruam."

"I kalojmë fëmijët ne krahë, me çizme. Flitet qe do behet para votimeve."

"Qe kur u krijua rruga nuk është bërë gjë. E shtrojmë vete me leket tona."

"Turp me thënë qe jam nga lagjet me te mira ne qytet. Vetëm llafe kane, se vijnë zgjedhjet."

"Ta shikoje njëherë, ta veje dorën në zemër edhe për këtë."

Rruga “Muharrem Bajraktari”

"Kërkojmë t’i asfaltoje rrugët, qe te paktën të kemi ku të kalojmë."

"E shohin për ta parë, por nuk bëjnë gjë. Balta na ka shkuar deri në gjunjë."

"Nuk kam pare asnjëherë të vijnë… pastrim dhe gjelbërim i bëjmë vete, ne duam të na bëjë vetëm rrugën."

"Të  kthejë sytë edhe nga ne, që edhe ne ta ndjejmë veten qytetar."

Vendi Lajme tirane veliaj boom rruget Aktualitet lagje mesjete

EMISIONET