BOOM - Veliaj braktis rrugët në kryeqytet, banorët: Në 20 vite asnjë investime, paguajmë gjithë taksat

BOOM - Veliaj braktis rrugët në kryeqytet, banorët: Në 20

Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora, trajtoi këtë të enjte çështjen e rrugëve të braktisura të kryeqytet nga Bashkia e Tiranës.

BOOM bëri një vëzhgim në disa rrugë të kryeqyteti për të parë gjendjen e tyre infrastrukturore.

Ndërsa fokusi i bashkisë së Tiranës është qendra, rrugët dytësore në kryeqytet është shumë e rëndë.

Banorët e këtyre lagjeve flasin për mungesë investimesh dhe braktisjeje nga Bashkia.

"Unë kam 20 vite që jam kthyer dhe nuk kam parë investime këtu. Ne paguajmë të gjitha taksat"

"Ne e kemi shtruar vetë rrugën. Kalojmë me zor. Kryetar i bashkisë nuk vjen fare këtej."

"I dërgojmë fëmijët me çizme në shkollë. Kur vijnë këtej kalojnë nga asfalti. Këta bëjnë propagandë."

"Rrugët janë shumë të këqija, turp i zotit. Nuk kemi kryetar bashkie, ai është karagjoz."

Shumë nga banorët pohojnë se në mungesë të ndërhyrjes nga bashkia, ata kanë vënë vetë dorë duke e shtruar.

"Kjo rrugë ka 25 vite kështu. Nuk vjen njeri këtu."

"I paguajmë të gjitha bashkisë. Ka një javë që ka rënë shi dhe nuk është tharë akoma uji."

"Këtu është shumë vështirë. Bëhet baltë."

"Të paktën ka 7-8 vite që nuk vjen asnjë person. Është lënë si zonë të vdekur edhe pse paguajmë taksa."

"Kryetari i bashkisë të bëjë rrugët, të mos vijë vërdallë duke folur."

"Jemi ankuar, por na thonë se nuk kanë fonde."

Vendi Lajme veliaj boom rruget investime kryeqytet taksa Aktualitet braktis

EMISIONET