Supermarketet “Conad” tregtojnë produkte që u ka kaluar afati i përdorimit, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorit. 

Sikur të mos mjaftonte ky fakt, nga një vëzhgim i bërë nga emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora rezulton se shumë produkte të importuara që tregtohen në supermarketet “Conad” nuk kanë etiketat në gjuhën shqipe edhe pse ky është një detyrim ligjor. 

Ndërsa data e skadencës fshihet lehtësisht me një të kaluar pambuku me alkool.

Të pyetur rreth kësaj çështje, përfaqësuesit e “Conad” u përgjigjen se fshirja me alkool e datës së skadencës është fshirje e sforcuar.

Ndërkohë specialistë të AKU-së shprehen se data e skadencës nuk duhet të fshihet. 

“Data e skadencës duhet të shënohet, është kushti kryesor i këtij produkti. Nuk duhet lëvizur për asnjë arsye.”

Vendimi për etiketimin e ushqimeve shprehet qartë: “Informacioni ushqimor ku përfshihet edhe data e skadencës nuk duhet të fshihet.”