BOOM - "Skllavëri" në fasonerinë e Fushë Krujës, apeli i punonjësve: Na ndihmoni!

BOOM - "Skllavëri" në fasonerinë e Fushë

Në redaksinë e emisionit ‘BOOM’  ka mbërritur një telefonate  nga punonjësi i një fasonerie në Fushe Krujë.

Punonjësi: Fasoneria ku punoj ndodhet në fshatin Kameras. 70% e punonjësve këtu janë në të zezë. Pronari nuk i paguan sigurimet dhe kur ia kërkojmë na thotë ikni në shtëpi po nuk ju pëlqeu. Kur vjen inspektorati i punës punonjësit e pa siguruar i mbyll në magazinë e katit të 2. Ne nuk i kërkojmë dot të drejtat se ai na heq nga puna dhe jemi në hall

Gazetarja e BOOM shkoi tek Inspektorati i Punës Durrës per t’i referuar rastin. 

BOOM i shpjegon rastin ashtu sikurse tha denoncuesi. 

Pasi BOOM  i ka referuar rastin drejtuesit të këtij institucioni ai premtoi se do  te kryente inspektim të menjëhershëm në këtë subjekt.

Por çfarë ka ndodhur kur inspektorët kanë shkuar në fasoneri për të kryer inspektimin. 

Drejtori i inspektoriatit të punës: Ju falenderoj që na dhatë këtë indicie. Brenda ditës mora masa të menjëhershme dhe kemi bërë një inspektim të menjëhershëm te ky subjekt ku kemi konstatuar  shkelje. Kemi gjetur punonjës të padeklaruar. Ndaj subjektit u morën masa administrative. 

Pas këtij inspektimi punonjësit e fasonerisë njoftuan se janë marrë masa të menjëhershme nga administratori i firmës për të siguruar punonjësit që prej kohësh punonin të pa siguruar. 

Vendi Lajme boom fushe kruje fasoneri Aktualitet apel sigurime

EMISIONET