BOOM - Skandal në spitalin e Elbasanit, mjekët paguhen në shtet, por në orar të punës i gjen në klinika private

Në këto kohë të vështira që po kalon vendi si pasojë e pandemisë shëndetësia është kryefjala e çdo diskutimi.

Në emisionin "BOOM" në Rtv Ora kanë  mbërritur denoncime se ka mjekë  në spitalin e Elbasanit, të cilët  në orarin e punës i gjen te klinikat e tyre private.  

Fillimisht bëhet fjalë për mjekun laborant të këtij spitali, Ferdinand Xhelili.

"BOOM" shkoi 3 herë në ditë të ndryshme nuk e gjeti në spital në orar të punës, por ishte në kliniken e tij private.

Edhe kolegët e mjekut të drejtonin te klinika e tij private  kur nuk e gjeje në orar të punës.

Një tjetër mjek që paguhet si stomatolog  në spital,  në orarin e punës e gjen po ashtu te klinika e tij private.

"BOOM" shkoi në spital, por nuk e gjeti mjekun në orar të punës, pasi ai ishte te klinika e tij private.

Pra, mjeku e merr rrogën në shtet ndërkohë që në orar të punës ndodhet në kliniken e tij private duke punuar. 

Po ashtu, mjeku nuk kishte asnjë dhomë në spital shtetëror ku të kryente vizitat.

E pyetur në lidhje me këto shkelje të konstatuara nga "BOOM", drejtoresha e Spitalit të Elbasanit, Desantila Tahiraj, si argument ka vetëm arrogancën ndaj gazetares.

Të tjera fakte do të transmetohen në vazhdim nga emisioni "BOOM" në lidhje me abuzimet që ndodhin në sistemin shëndetësor.

Vendi Lajme spital elbasan Lajmi i fundit boom Aktualitet klinika private RTV Ora

EMISIONET