BOOM risjell historinë e nënës së ve me 5 fëmijë, ndihmoni që këta vogëlushë të gëzojnë si moshatarët

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora në rubrikën "Shqipëria pa filtra" risolli historinë e Vildana Myrtos, nënë e pesë fëmijëve, banore në Allias.

Deri para dy vjetësh, kur bashkëshorti i saj u nda nga jeta, çdo gjë shkonte normalisht për këtë familje.

Por prej asaj dite, jeta e tyre ndyshoi totalisht. Sfidë e përditshme e Vildanës është të sigurojë ushqimin për fëmijët e saj.

"Kam pesë fëmijë, katër kam në shtëpi se një gocë e kam të martuar. Problemet e mia filluan pasi më vdiq burri, u bëra vetë burrë, vetë grua. Dilja dhe mblidhja kanaçe që të mbaja fëmijët. Ka dy vjet që ka vdekur. Vështirësitë e mia janë se marr karrocën e dorës dhe dal nëpër plehra deri në Kamëz që tu bëj bukë e gjellë fëmijëve. Fitoj 4-5 mijë lekë të vjetra në ditë. Hanë drekë dhe darkën. Groshën që kam gjetur te plehrat u kam dhënë mbrëmë kalamajve. Zoti e bëhtë mirë, mos të më vuajnë për të ngrënë  të paktën".

Po çfarë dëshirash kanë vajzat e saj?

"Jam në klasën e gjashtë. Gjatë kësaj kohe nuk bëj mësim se nuk kam telefon. Dëshira më e madhe e jetës sime është më të kthehet babi. Dua të jetoj e lumtur me familjen time. Do të doja të isha e veshur si shoqet e mia, telefon për mësimet dhe bukë për të ngrënë" shprehet me lot në sy një nga vajzat.

Apeli i kësaj nënë është për ndihmë.

"U bëj thirrje të më ndiohmojnë sda të kenë mundësi për këta fëmijë."

Jo më kot emisioni "BOOM" ju rikthye kësaj historie të transmetuar në qershor të këtij viti, pasi jemi në prag festash dhe kushdo që ka mundësinë të ndihmojë sadopak për tu lehtësuar dhimbjen këtyre fëmijëve.

Të gëzojnë edhe këta si bashkëmoshatarët e tyre në këtë fundvit.

Vendi Lajme boom 2020 Sociale vildana myrto

EMISIONET