BOOM - Rindërtimi i shtëpive individuale në Tiranë, ende larg realizimit

BOOM -  Rindërtimi i shtëpive individuale në Tiranë, ende

BOOM këtë të martë trajtoi çështjen e rindërtimit të shtëpive në zonën e Pezës.

Edhe pse kaluar më shumë se 1 vit nga tërmeti i nëntorit 2019 në fshatin Pezë e Vogël shtëpitë e premtuara akoma nuk janë ndërtuar.

Një banor na tregon se shtëpia e tij ka përfunduar, por disa janë në proces, por të tjera nuk ka nisur fare puna .

Zotëria na tregon që një shtëpi në fshat nuk ishte rrëzuar për t'u rindërtuar.

Boom-  Shtëpi të dëmtuara nga tërmeti?

Banori-  Të dëmtuara ke një këtu përpara. Ke.... këtu përpara, ke.....  kush është tjetër këtu..

Boom-  A janë bërë shtëpitë?

Banori-   Mua ma kanë bërë shtëpinë?

Boom-  E ke përfunduar ti?

Banori A do me e pa?

Boom-  Po këto të tjerat?

Banori-  Janë në proces.

Boom-  Nuk janë përfunduar?

Banori jo, po ka dhe të tjera që s’janë filluar fare.

 Banori na shoqeron te shtëpia që nuk ka nisur puna, vazhdon e shembur..

Boom-  Ka shtëpi që s’ka nisur fare rindërtimi?

Banori-  Po. Ja ku e ke.

Boom-  Kjo këtu?

Banori-  Po. Ai rri me çadër, në kontenier.

Boom-  Më trego, gjithsej në këtë fshat sa shtëpi kanë qenë të dëmtuara?

Banori-  Vallai nja 10 po, nja 10 shtëpi.

Boom-  Nga këto sa kanë përfunduar?

Banori-  4 Është bërë inagurimi ka qenë vetë shefi i madh Erion Veliaj.

Boom-  Zotëri puna mbarë, si jni a mund t’ju pyes. A ka ndonjë shtëpi të dëmtuar nga tërmeti këtu?

Banori-  Po , e imja.

Boom-  Ku ndodhet?

Banori-  Është prish e kemi shkatërruar tani. E bëjmë gati për ta bërë.

Boom –Nuk ka nis puna akoma për rinërtimin?

Banori-  Ja e kemi bërë tani shembjen.

Boom-  Këtu?

Boom-  Po pse kaq vonë?

Banori-  Tani kanë dalë nga bashkia.

Boom-  Ne kemi ardhur për të bërë një vëzhgim për të parë nëse puna ka mbaruar apo jo, këtu shohim që nuk ka nisur akoma.

Banori-  Kjo firma që kemi filluar tashti është fillimi. Se janë pjesë këto, nuk janë  të gjitha përnjëherë që kanë filluar shtëpitë. Është një këtu sipër që nuk u’a ka shemb hala. Tashti në dimër e kemi filluar.

Ndërsa në Pezë e vogël, një shtëpi e re, vendosur për tu shembur, por puna nuk ka nisur ende.

Vendi Lajme boom rindertim shtepi Aktualitet peze

EMISIONET