BOOM: Rama del "bllof" në Kavajë, akuzon demokratët për lejen e ndërtimit që ka dhënë socialisti Redjan Krali

BOOM: Rama del "bllof" në Kavajë, akuzon demokratët

Kryeministri Rama vijon takimet elektorale në qytete të ndryshme të vendit.

Në datën 1 Prill 2021 ai ka qenë në Kavajë  dhe ajo që i ka bërë përshtypje ishte një objekt që po ndërtohej në mes të qendrës.

Rama: Sot kur erdha i vetmi ndryshim që pash ishte një pallat mbi lulishte në qendër të Kavajës. Mjafton që të sjellësh ata në detyrë dhe në aq kohë sa kanë do të bëjnë patjetër atë që kanë bërë gjithmonë, më shumë keq se sa mirë. Më shumë do të lënë gjurmë që duhet mundim për t'i fshirë. Kur u jepet një mundësi bëjnë që kanë bërë aty, ku u jepet njerëzve një mal me ballkone që njerëzit të varin në shesh rrobat e tyre.

Në datën 4 mars 2021 Boom ka transmetuar një material të plotë investigativ në lidhje me këtë objekt që po ndërtohet në qendër të Kavajës.

Foli Rama derisa u lodh duke akuzuar ish-kryetarin e bashkisë se Kavajës  që ka dhënë këtë leje ndërtimi, por doli bllof sepse lejen e ndërtimi për këtë objekt e ka firmosur kryebashkiaku Socialist Redjan Krali.

Emisioni BOOM ka folur dhe vijon të flasë me gjuhen e fakteve kjo është  leja e ndërtimit që ka dhënë kryetari i Bashkisë se Kavajës në datë 13 shkurt 2020.

Zoti kryeministër para se të hidhni akuza merrni informacione të sakta se do bëheni qesharak edhe në sy të elektoratit tuaj.

Vendi Lajme rama kavaje boom pallati Aktualitet bllof leja e ndertimit redjan krali

EMISIONET