BOOM/ Qendra Shëndetësore në Lanabregas hapet vetëm për xhirimet e propagandës së Veliajt e Manastirliut, për njerëzit rri e mbyllur

BOOM/ Qendra Shëndetësore në Lanabregas hapet vetëm për

Në datën 6 shkurt të këtij viti, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se bashku me  Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj,  inaguruan qendrën e re shëndetësore që u hap në Lana Bregas.

Kjo qender do t’ju vihej në ndihmë 5 mije banorëve që jetojnë në këtë zonë

Veliaj dhe ministrja Manastirliu siguruan se tashmë banorët e këtij blloku do të merrnin një kujdes shëndetësor cilësor afër vendbanimit të tyre.

Por në redaksinë e emisionit BOOM, jane ankuar banorët e zonës së Lana Bregasit, pasi ata thonë se jo vetëm që nuk marrin shërbim dinjitoz por kjo ambulancë qëndron e mbyllur për 3 javë edhe pas inagurimit.

Emisioni BOOM bëri një vezhgim disa ditor në qendrën shëndetësore të Lanabregasit për të parë si si menaxhohet kujdesi shëndetesor ndaj qytetarëve.

Duket se kjo ambulance shërben vetëm si shesh xhirimi ku ministrja dhe kryebashkiaku japin premtime, përveç kësaj ajo nuk kryen asnjë funksion tjetër dhe për qytetaret keto dyer qendrojne te mbyllura.

Vendi Lajme qendra shendetesore boom Aktualitet

EMISIONET