Emisioni “BOOM” në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën “Shqipëria pa filtra” historinë zonjës Vildana Myrto banore në Valias dhe nënë e 4 fëmijëve.

Jeta e saj shkonte normalishte deri para 2 vitesh kur bashkëshorti i saj u nda nga jeta. Tashmë të gjithë barrën e familjes e ka vetëm nëna e cila ngrihet që në orët e para të mëngjesit për të mbledhur mbetje plastike që të sigurojë ushqim për fëmijët.

Zonja Vildana Myrto tregon për vështirësitë dhe sfidat që është përballur.

Myrto: Bashkëshorti ka dy vite që ka vdekur. U detyrova të bëhesha vetë burrë e vetë grua. Dilja mbildhja ndonjë kanaçe. Unë marrë karrocën e dorës dhe mbledh plehra deri në Kamëz. Unë mund të fitoj nga 5 mijë lekë.

Ndërkohë vajza e saj qan dhe thotë se ka vetëm një deshirë, qe të takojë përsëri babain.

Ndërsa vajza 3 vjeçare thotë se babi do vijë për vitin e ri të me sjellë kukull me karrocë.

Vajza: Kam shumë dëshira. Dëshira më e madhe e jetës time është të më kthehet babi, Dua të jetojmë të lumtur me familjen time. Do doja veshje si shoqet e mia. Edhe bukë për të ngrënë.

Dhimbjen që lë në shpirt ndarja nga jeta e një prindi ne nuk mund t’ja lehtesojmë dot fëmijëve edhe pse do të donim shumë, ndërsa në lidhje me kushtet e vështira ku jeton familja Myrto i bejme thirrje cdo shqiptari per t’i ndihmuar.

Emisioni “BOOM” vendosi në dispozicion një numër kontakti të familjes: 06825264