Emisioni investigativ BOOM në RTV ORA, u mor këtë të enjte me çështjen e masave anti-Covid në transportin publik.

Në qershor 2020 Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se do të hapet transporti publik, por duke respektuar te gjitha masat anti Covid.

Manastirliu: Do të vijojë aktiviteti i transportit publik, por me masa dhe protokolle sigurie të veçanta. Dua të theksoj se maska në transportin publik do të jetë e detyrueshme.

Ministrja, gjithashtu theksoi se gjatë udhëtimit të gjithë qytetarët dhe personeli duhet të jenë të pajisur me maska, masë e cila në qoftë se nuk zbatohet do të ketë penalitete për të dyja palët.

Manastirliu: Nuk do të ketë asnjë toleranca nëse do të konstatohet mos respektimi i këtyre masave.

Emisioni BOOM ka bërë një vëzhgim në mjetet e transportit urban në kryeqytet për të parë nëse këto masa zbatohen apo jo.

Në shumë vendosja e maskës, sidomos në mjetet e transportit, mungon.

Qytetarët shprehen se në shumë raste në urbane udhëtohet pa maska.

“Ndodh që nuk kanë maska.”

“Folu sa të duash, por nuk i mbajnë.”

“Kishte në urban që nuk mbajnë maskën. Mirë është t’i zbresin.”

“50% në Tiranë nuk mbajnë maska.”

Ndërkohë, inspektorët e bashkisë nuk shihen asgjëkund për të monitoruar situatën.