"BOOM" - Masakër Mjedisore në Pezë Helmës

"BOOM" - Masakër Mjedisore në Pezë Helmës

 Emisioni "BOOM" ka sjellë pamje ne lidhje me krimin mjedisor që po ndodh në Pezë Helmës në vendin e quajtur "Kodra e gëlqeres".  

Pikërisht në pjesën më të lartë të bllokut të vilave është prerë kurora e gjelbër dhe po  ndërtohet një mur rrethues.

Jemi drejtuar në Njesinë Administrative Pezë për të kërkuar informacion në lidhje me këto punime që po kryhen.

Edhe pse kanë kaluar të gjitha  afatet  ligjore, Administratori Besmir Kola ka refuzuar për t’i dhëne përgjigje pyetjes se kush është pronari i kësaj toke dhe a është pajisur me leje për të kryer punime?

Gazetarja: Si jeni? Folëm bashkë ditën e premte. Fole me djalin e protokollit?

Punonjësja e Njësisë Administrative Pezë: Po kam folur dhe shkresa akoma nuk ka përfunduar.

Gazetarja: Kanë kaluar të gjitha afatet ligjore dhe ju nuk na ktheni përgjigje.

Punonjësja e Njësisë Administrative Pezë: Kaq mund të them që nuk punohet. Administratori është në bashki.

Gazetarja: Unë ju lajmëroj që të premte që do të vi të hënën, dhe pikërisht sot nuk është as administratori dhe as djali i protokollit.

Investigimi i "BOOM" do të shtrihet në kohë dhe së shpejti do ju sjellim fakte të reja se kush e ka këtë pronë, për më tepër pse hesht njësia administrative e Pezës për këtë skandal mjedisor.

Vendi Lajme Lajmi i fundit

EMISIONET