Granit Halili u ankua në emisionin investigativ Boom pasi prej vitesh nuk gjen zgjidhje.

Shpija e tij është e rrethuar nga ujerat e zeza. Një kanal i kalon pranë shtëpisë duke u vështirësuar jetesën.

Ai thotë se ka bërë kërkesa në Bashkinë Kamëz, por nuk ka marr zgjidhje.

Nëna e tij thotë se i ka ruajtur Zoti nga virusi  korona dhe se kur përmbytet shtëpia vijnë edhe ujrat e zeza.

Ata e kanë ndërtuar shtëpinë pas viteve 90’, por duan zgjidhje dhe se nuk kanë parë kurrë investime.

Halili: Askush nuk kujtohet për ne që jemi të mbaruar. Rruga skandal, ujerat e zeza. U bejmë thorrje të na shohin e të na ndihmojnë.

Banorët shprehen se edhe fëmijë kanë rënë aty dhe se jetesa e tyre është e vështirë, duke kërkuar një zgjidhje për këtë problem.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë thotë se ky problem nuk është vetëm i atij që ankohet apo i disave, si dhe shton se është pjesa me e madhe e Kamzës me këtë problem, pa kanalizime dhe rrjet.

Rakip Suli:Rreth 58 % e Kamzës është pa rrjet ujësjellësi për të shkuar uji në shtëpi dhe pa kanalizime. Një ndër këta persona është edhe zotëria në fjalë. Që të zgjidhjet problem duhet një financim ndihmë nga ana e qeverisë, pasi fatura është gati 40 milion dollarë.

Sipas sulit, shumë shpejtë do nisë projekti, por kjo do kohë dhe gjërat nuk bëhen me një ditë, pasi sipas tij fatura e këtij projekti është shumë e madhe.

Ai siguroi se projekti do t’i jepte zgjidhje këtij problemi të qindra familjeve në Kamëz.