BOOM - Laçi pa spital, të sëmurët marrin "shërbim" në spitalin 3D të kryeministrit Rama

BOOM - Laçi pa spital, të sëmurët marrin

Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora, këtë të enjte u mor me spitalin e shembur të Laçit, për të cilin kryeministri Rama tha se do të rindërtohej.

Tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin tonë Laçin e la pa spital.

Gjithçka që mbeti ishte vetëm një grumbull rrënojash.

Ishte vetë kryeministri Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë që panë nga afër gjendjen  në terren. 

Rama: Ky është spital partizan për momentin, do ta kalojmë këtë fazë kështu dhe shumë shpejt do të ndërtojmë spitalin e ri. Për të fillua projektin shumë shpejt do ta ndërtojmë, që të jetë optimal dhe model me teknologji të re dhe anti sizmik. Deri në fund të pranverës ju do të keni spitalin e ri, ja maksimumi deri në qershor.

Më pas Rama prezantoi në rrjetet sociale edhe modelin e ri të spitalit të Laçit.

Nga vëzhgimi i BOOM rezultoi se jo qe spitali nuk ka filluar të ndërtohet, por aty ende nuk janë hequr rrënojat .

Banorët ende nuk e dinë se kur do të fillojnë punimet.

"Jemi të sëmurë, probleme shumë me spitalin."

"Kështu është Hiroshima, sikur ka pasur bomba."

"Nuk ka kushte fare për pritjen e të sëmurëve."

Ndërkohë, urgjenca e qytetit të Laçit është zhvendosur në një ambient që më parë është përdorur për bamirësi.

Janë 70 mijë banorë në Laç që marrin shërbim në këtë godinë, por ambientet nuk janë shumë të mëdha.

Mjeku: Maksimumi i rasteve në ditë është 100-120. Ne i mbajmë pacientet me temperaturë deri në 6 orë pastaj i dërgojmë në shtëpi, nëse kanë komplikacione i referojmë në Lezhë. Disa raste i mbajmë këtu dhe pastaj i dërgojmë në shtëpi, pastaj i dërgojmë në shtëpi duke e ndjekur situatën dita-ditës. Ne jemi në situatë emergjence dhe nuk jemi të qetë kështu.

Vendi Lajme spital rama boom Aktualitet laci sherbim 3d

EMISIONET