BOOM - Kandidatja e PS i mburret Ramës me arritjet "imagjinare", biznesi në Shkodër: Ne po falimentojmë

BOOM - Kandidatja e PS i mburret Ramës me arritjet "imagjinare",

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten e PS-së për Shkodrën, Edona Bilali.

Teksa ndodhet në Kolonjë Rama e pyet se si po shkojnë punët në qarkun e Shkodrës. 

Kandidatja e PS i paraqiti Kryeministrit një situatë aq fantastike sa që edhe vendet më të zhvilluara do ta kishin zili.

Bilali: Shkodra si lule. Vazhdojmë çdo ditë me target grupe të ndryshme. Bizneset, sidomos biznesi i vogël është shumë i kënaqur. Na thonë pse vini, se më shumë se kaq nuk keni se çfarë të bëni. Të rinjtë janë shumë të entuziazmuar sepse flasin për programet zhvilluese dhe me zor po presin.

Po nëse shkon në terren kupton se realiteti i Shkodrës është ndryshe ku fermerët dhe bizneset ndihen të braktisur nga qeveria.

"T'i mbyllim të gjithë, t'i hajë dreqi. Nuk ka punë për biznesin e vogël."

"Marrin 90 mijë lekë në muaj sigurime shoqërore. Pensionisti punon vetëm për jetesën jo të paguajë Ramës."

"Ne rrimë me ditë pa bërë sefte. Ky është realiteti. Kam muaj që nuk kam shkruar të furnizohem."

Kjo është rënie ekonomike dhe nën. Unë nuk llogaris më fitimin. Na i kanë rritur pensionet 2 mijë lekë dhe na i kanë shtuar sigurimet shoqërore me 12 mijë lekë."

"Nuk kanë lehtësuar aspak biznesin. Ne nuk e kemi parë asnjëherë atë kandidate. Të vijë këtu që t'ia tregojmë se sa të kënaqur jemi."

Të flasësh me nota optimiste nuk përmirëson aspak ekonominë e vendit, por nëse doni të bëni ndryshimin lërini telefonatat dhe takoni nga afër biznesin e vogël dhe fermerët për të dëgjuar  problemet e  tyre.

EMISIONET