"BOOM" - Gruaja rend nëpër gjykata, kërkon pensionin e vajzës

"BOOM" - Gruaja rend nëpër gjykata, kërkon pensionin e

Emisioni investigativ "BOOM" trajtoi këtë të martë (28 korrik) denoncimin e një shtetase nga Berati e cila është ndarë nga bashkëshorti i saj.

Znj. Mahmude Pepa shprehet se ish-bashkëshorti i saj nuk paguan detyrimin ushqimor të vajzës ndaj ajo kërkon zgjidhje.

Pepa: Kërkoj një zgjidhje për vajzën time për pensionin ushqimor.Të gjitha gjyqet i kam bërë dhe nuk po gjej rrugëzgjidhje. Me ish burrin tim kur u ndava gjykata vendosi unë të kem kujdestarinë, zotëria të kontribuojë për pensionin ushqimor të vajzës dhe unë rashë dakord për këtë. 100 mijë lekë në muaj vendosi gjykata. Mbaruam seancat e gjyqit që bëmë ndarjen prita gati një vit pastaj e hodha sërish zotërinë në gjyq se nuk po kontribuonte asnjë qindarkë. Edhe unë jam munduar, kam punuar, prapë nuk ja kam dalë dot. Ai mund të jetë deri tani 3 milion e gjysmë lekë debitor që si ka marrë vajza ime. Për këto bëhet konflikti që nuk po i jap dot zgjidhje as te gjykata e Durrësit, as tek e Vlorës, as te zyra përmbarimore.

Ndërkohë Kodi i Familjes dhe Kodi Penal përcaktojnë dhënien e pensionit ushqimor për fëmijën nga bashkëshorti ndaj bashkëshortit tjetër në këto raste, pasi bëhen dhe vlerësimet për pasurinë e tij.

Neni 192

Detyrim për ushqim kanë, sipas radhës:

a) bashkëshorti ndaj bashkëshortit tjetër dhe fëmijët ndaj prindërve të tyre;

prindërit ndaj fëmijëve të tyre; Neni 196- Pamundësia e dhënies së detyrimit për ushqim Kur personat e ngarkuar për dhënien e detyrimit për ushqim nuk janë në gjendje që ta japin këtë tërësisht ose pjesërisht, ky detyrim u kalon tërësisht ose pjesërisht personave që janë në radhë të mëpasme. Prindërit nuk shkarkohen nga detyrimi për ushqim ndaj fëmijëve të tyre, edhe sikur t’u jetë hequr përgjegjësia prindërore.

Gjykata e Beratit i ka lënë nënës në kujdestari vajzën e saj dhe babait detyrimin për të paguar pensionin ushqimor 10 000 lekë në muaj. Zonja Mahmude Pepa e ka paditur në gjykatë ish-bashkëshortin për kryerjen e veprës penale “Mosdhënie e mjeteve për jetesë”.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat arrin në përfundimin se i pandehuri ka vepruar me dashje që prej vitit 2016 për të mospaguar këtë detyrim. Gjykata në përfundim çmon se duhet dënuar me dy muaj burg.

Për këtë vendim Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur që në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal të urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit për një afat 4 mujor , me kusht që brenda kësaj periudhe të mos kryej vepra të tjera penale.

Por situata nuk ndryshoi, znj. Pepa e paditi sërish me të njëjtën akuzë. Ish-bashkëshorti, është dënuar këtë herë me 4 muaj heqje lirie nga Gjykata Berat dhe çështja aktualisht është apeluar nga ana e tij në gjykatën e Vlorës, ku pritet të dalë për gjykim për herë të dytë.

Nga data 15.06.2016 deri më datë 7.01.2020 detyrimi ushqimor i palës debitore sipas dokumentit të zyrës përmbarimore Berat është 307.000 lekë.

Emisioni "BOOM" kontaktoi me zyrën përmbarimore Berat ku kryetari i zyrës deklaron se ai nuk ka asnjë pasuri në emër të tij dhe asnjë të ardhur që kalon përmes bankës, për t`i vjelur detyrimet.

Por ai thotë se e vetmja mënyrë është vënia përpara përgjegjësisë së dënimit më burg për ta bërë të kryejë pagesat e detyrimit ushqimor.

Vendi Lajme femije Lajmi i fundit boom 2020 Sociale berat nena denoncimi ne boom detyrimi ushqimor per vajzen

EMISIONET