Për fundvit fëmijët e rrugës do të dëshironin pak ushqim.

Emisioni Boom bëri një vëzhgim rrugëve të kryeqytetit , për fëmijët e rrugës në këtë prag festash.

Nuk është e vështirë të gjesh fëmijë që enden rrugëve duke lypur apo shitur diçka për të fituar disa para.

Fëmijët janë ata që mezi i presin festat, por a festojë të gjithë fëmijët?

Dy vajza të vogla shesin kartopeceta duarsh.

Ato shprehen se kanë ftohtë dhe se nëna ishte në shtëpi.

Fëmijët: Nëna nuk del dot se është pa qejf.

Kur gazetari i BOOM ua lë përsëri pakon e kartopecetave pasi i ka blerë, ato gëzojnë të dyja.

Nëse do pyesim fëmijët se çfarë do të dëshironin dhuratë me siguri do të donin lodra.

Por BOOM gjeti fëmijë që do të dëshironin për Vitin e Ri vetëm pak ushqime.

Fëmija: Po nuk punuam nuk kemi çfarë të hamë. Po mundohemi të mbledhim ndonjë lek për Vitin e Ri. Mami dhe babi punojnë duke mbledhur kanoçe.

Ka nga ata që thonë se kanë dalë të punojnë, të fshijnë xhamat e makinave, pasi nuk kanë familje.

Edhe pse është i dënueshëm me ligj shfrytëzimi ekonomik i fëmijëve, vazhdon të ngelet një fenomen shqetësues.

Të drejtat e fëmijëve janë të drejta në kuadër të të drejtave të njeriut me vëmendje të veçantë ndaj të drejtave të mbrojtjes dhe kujdesit të veçantë që u jepen të miturve.

LIGJ Nr. 18/2017 PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të

Neni 24

Mbrojtja nga shfrytëzimi ekonomik 1. Fëmija mbrohet nga shfrytëzimi ekonomik, sipas parashikimeve të Kodit Penal, që përfshin kryerjen e çdo pune që: a) paraqet rreziqe për shëndetin fizik dhe mendor, mirëqenien e zhvillimin e tij tërësor; b) cenon edukimin; c) është e detyruar.