BOOM - Fasoneria nuk u paguan sigurimet prej muajsh punonjësve, i lë dhe një muaj pa pagë

BOOM - Fasoneria nuk u paguan sigurimet prej muajsh punonjësve, i lë

Në redaksinë e emisionit Boom ka mbërritur shqetësimi nga disa punonjës të një fasonerie në Fier të cilat shprehen se prej disa muajsh nuk po i paguhen nga firma sigurimet shoqërore.

Përveç kësaj, punonjëset nuk kanë marr edhe një muaj pagë  nga një tjetër firmë

Punëtorët: Nuk na janë paguar siguracionet. Kërkojmë të drejtën tonë për sa kohë që punojmë te kjo fasoneri,duam të na paguhet edhe siguracionet.

Punononjëset e kësaj firme kane protestuar lidhur me këtë çështje.

Një punonjës policie mundohet t'i qetësojë duke i siguruar se do t'i kalojë shume shpejt rroga në banke  sepse ai ka kontaktuar me pronarin e fasonerisë.

Boom menjëherë vuri në dijeni Inspektoriatin Shtetëror të Punës Tiranë.

Ky institucion në përgjigjen e kthyer informon se "Intex 2 A  ka deklaruar  listë pagesat e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore deri në gusht 2020, ndërsa nga shtatori në nëntor nuk ka listë pagesa të deklaruara.

Ndërkohë nga verifikimet rezulton se i ka të palikuiduara detyrimet nga shkurti në shtator.

Nga Sektori i Procedurave të Mbledhjes me Forcë, pranë Drejtorisë së Tatimeve të Papaguara ndaj subjektin Intex 2A  janë marrë masa shtrënguese administrative të cilat do shërbejnë për zgjidhjen e problemit.

Ndërkaq, subjekti "ORNEL SH.P.K " rezulton se ka statusin "pezulluar"  dhe nuk mund të ushtrohet kompetencë mbi të.

Vendi Lajme punonjes boom Aktualitet sigurime fasoneria page

EMISIONET