BOOM: E moshuara rrezikon të humbasë këmbët, apeli i djalit: Më ndihmoni për ilaçet e nënës

BOOM: E moshuara rrezikon të humbasë këmbët, apeli i djalit:

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora, në rubrikën "Shqipëria pa filtra" solli shqetësimin e Kreshnik Bazes, banor në fshatin Kakruk Çorovodë.

Kreshniku është djali i birësuar i familjes Baze. Ai nuk i ka njohur  prindërit biologjik, por vetëm prindërit që e birësuan në moshën 2-vjeçare.  

Ishte muaji mars i vitit 1988, kur ai u braktis në shkallët e maternitetit të Kavajës.

Sot Kreshniku, 32 vjeç,  i është drejtuar emisionit "BOOM" sepse kërkon  ndihmë për mamanë  birësuese. 

"Jam braktisur në shkallët e maternitetit të Kavajës dhe nga kjo braktisje kam marrë dhe vendlindjen Kavajë por që me shumë gjasa nuk është qyteti im i lindjes, Kavaja ka qenë thjesht një opsion për të braktisur fëmijën.  Ajo që është problematike është shëndeti i nënës time birësuese. Vuan nga një diagnozë shumë e vështirë e diabetit, ka vite që mjekohet. Nëse nuk merren medikamentet mund të përfundojë në Kirurgji, prerja e gjymtyrëve. Ajo dita-ditës gërryen dhe ha gishtat, shkon më lart te gjymtyrët deri në zemër. Deri tani i kemi përballuar, katër kuti ilaçe bëjnë 100 mijë lekë, nuk rimbursohen dhe duhen marrë patjetër. Nëse nuk merren zgjidhja është prerja e gjymtyrëve. Unë punoj kur shkoj malit në Greqi, mali i Gramozit është e vetmja rrugëzgjidhje çdo fund prill. Ndaj shtetit nuk kam asnjë apel se është bërë për rahmet. I bëj thirrje ndonjë fondacioni, shoqate apo OJQ të vënë dorën në zemër dhe të na ndihmojnë vetëm për ilaçe, për asgjë tjetër. Njeriu një ditë do të ikë nga kjo jetë por të mos ikë për mungesë të ilaçeve".

  "Ka gati 5 vjet por nuk e kam kuptuar. 100 mijë lekë kushtojnë ilaçet, po nuk i piva nuk rri dot në këmbë. Nuk kam mundësi për ti blerë, më ka pritur dhe ai i farmacisë. Gishtat i kam të mpirë fare, nuk i ndjej. Kreshnikun e kam marrë në Durrës, ishte i bukur dhe i shkathët. Doli dhe thirri mama, këtë do të marr thashë unë. U bëj thirrje shqiptarëve të më ndihmojnë për ilaçe, kam frikë se do të më presin këmbët."

Vendi Lajme ilace Sociale rimbursimi i ilaceve boom 2021 RTV Ora kreshnik baze e moshuara me diabet apeli per ndihme

EMISIONET