BOOM: Dje tentoi të mbronte pronën, sot efektivja e policisë rrezikon të mbetet pa shtëpi

BOOM: Dje tentoi të mbronte pronën, sot efektivja e policisë

Në vitin 2019 në media u transmetua gjerësisht konflikti për pronën pranë shkollës "Petro Nini" ku  efektivja e policisë Blerta Dervishi së bashku me familjarët refuzoi të lironte shtëpinë që e kishte me  certifikatë pronësie.

Blerta Dervishi: Problemet me pronën filluan në vitin 1995 kur në pronësi kemi pasur një shtëpi 107 metra katrorë dhe pjesa e oborrit që ishte në proces pronësie. Vendimi është marrë në vitin 2018 nga gjykata e apelit dhe në mars 2019 na nxorën forcërisht nga ajo banesë.

Konflikti u zgjidh mes dy palëve pasi zoti Aleksandër Gavoçi lidhi një akt marrëveshje me familjen Dervishi dhe i dhuroi një apartament në Kopshtin Botanik në Tiranë. 

Por sot përsëri familja rrezikon të mbetet pa shtëpi.

Blerta Dervishi: Bëmë aktmarrëveshjen dhe na u dhurua kjo shtëpi. Erdhëm dhe pas disa kohësh vjen një zotëri dhe na thotë që kjo pronë është në shitje. Jam shume e shqetësuar se ne nuk e kemi ende certifikatën e shtëpisë ku po jetojmë. Kam vetëm këtë aktmarrëveshje. Na vijnë njoftime nga firma e ndërtimit se duhet të lirojmë apartamentin.

Pra u bë një akt marrëveshje midis zotit Aleksandër dhe familjes Dervishi dhe ju dhurua kjo shtëpi.

Sot jemi para një tjetër fakti, familjes Dervishi po i kërkohet të lirojë shtëpinë.

Gazetarja e BOOM kontaktoi në telefon me zoti Aleksandër dhe ky i fundit u tregua i hapur për të sqaruar pozicionin e tij duke na vënë në dispozicion avokaten.

Avokatja: Ne kemi te gjithë dokumentacionin që të sqarojmë këtë rast. Gavoçi ka bërë një aktmarrëveshje me familjen Dervishi. Te kontrata bazë thuhet që nuk kanë detyrime se janë shlyer. Familja Dervishi të rrijë super të qetë, pasi gëzon statusin e mbrojtjes nga zoti Gavoçi.

Një firmë i kishte mbetur pa likuiduar zotit Aleksandër një shumë parash dhe për këtë arsye u lidh një marrëveshje shkëmbimi.

Borxhi qe kishin ndaj zotit Aleksandër do të shlyhej duke i dhënë shtëpinë të kopshti botanik.

U lidh kontrata noteriale i kalimit të të drejtave pasurore ku dhënës pëlqimi ishte edhe firma e ndërtimit. 

Përfaqësuesi shoqërisë së ndërtimit Zoti Aleksandër i ka paguar leket.

Përfaqësuesi i firmës së ndërtimit: Por marrëveshja është bërë midis 3 palëve dhe pala e parë ia ka firmës tonë një detyrim. Ne familjen Dervishi nuk e nxjerrim nga shtëpia, por na duhet t'i ushtrojmë presion palës pare që të na kthejë borxhin. Por le të vije te noterja ditën e hënë Blerta dhe të fillojmë procedurat për të bëre kalimin e pronësisë  në emër të familjes Dervishi.

Ky problem filloi të marrë rrugën e zgjidhjes.

Gazetarja e BOOM kontaktoi me familjen Dervishi dhe ato e sqaruan së bashku me përfaqësuesin e firmës kishin shkuar te noterja për të filluar procedurat e kalimit të pronësisë.

Por kjo heshtje do vazhdoje të ndiqet nga emisioni BOOM deri në momentin që familja Dervishi të pajiset me certifikatën e pronësisë.

Në fund te fundit liruan një shtëpi që e kishin me certifikatë pronësie dhe duhet të gëzojnë një shtëpi me certifikatë pronësie.

Vendi Lajme boom rrezik Aktualitet prona policja

EMISIONET