BOOM: Dështon Bashkia Tiranë, qytetarët ende me bidona për ujë të pijshëm

BOOM: Dështon Bashkia Tiranë, qytetarët ende me bidona për

Prej 2018 qytetarët e Tiranës paguajnë 40 % më shumë në faturat e ujit.

Por a është përmirësuar cilësia e shërbimit?

Kryetari i Bashkisë Tiranë, para një viti pohoi se zona e Njësisë administrative nr 13, ose ndryshe Selita   se do furnizohej me ujë 24 orë.

Veliaj: Sot po e shohim se si po na funksionon projekti 24 orë për lagjen 13. Janë 130 pallate me 12000 banorë që do të kenë 24 orë. Disa nga depozitat nuk janë pastruar me vite. Ndotja ndodh te depozitat se nuk ka shanse që të ndotet kur vjen nga Bovilla.

Boom pyeti banorët e Selitës, njësia administrative nr 13 se a e përdorin ujin e rubinetit për të konsumuar.

Ata përgjigjen se jo, nuk e përdorin, por e blejnë, bidona ujë.

"Jo e blejmë ujin. Ta lësh shumë në bidon merr shtresë."

"Ujin e blejmë, çezma nuk është e mirë."

"Për të pirë ne e blejmë ujin."

"Të gjithë e blejmë, keq jemi se jemi pensionistë."

Ata thonë se nëse e lë një kohë në bidon, lë shtresa, dikush tjetër thotë se vjen tërë gëlqere, një tjetër e moshuar thotë se edhe pse është pensioniste prapë e blen.

Boom pyeti edhe banorë në zona të ndryshme të Tiranës nëse konsumojnë ujin e rubinetit në banesa të tyre.

Asnjë banor nuk pohon se e përdor ujin. Një banore thotë se e blen, nuk është i pijshëm.

"Ose duhet t'i vësh filtër, ndryshe nuk përdoret, edhe për gatim e blej ujin."

Boom shkoi edhe te njësia administrative Dajt, zonë me burime natyrore ku mbushen bote me ujë, e më pas tregtohet në Tiranë për qytetarët, apo edhe në disa raste qytetarët i mbushin vetë bidonat me ujë.

Në një burim në Dajt, qytetarë shkojnë duke mbushur ujë me bidona.

Pronari i tokës i pretenduar, i afrohet grupit të xhirimit të Boom dhe thotë se është tokë private.

Ai fillimisht mohon që aty mbushen bote me ujë, pastaj pyet se çfarë pune na prish boti, pasi pyet se cili është ujë më i lirë i pusit apo ai i burimit.

Vendi Lajme uji i pijshem boom qytetaret bashkia tirane Aktualitet deshton RTV Ora

EMISIONET