Dje në emisionin BOOM kemi transmetuar kushtet skandaloze se si behej transporti i fëmijëve në shkollën ‘Vat Bushi’ Lalëz.

Me pas gazetarja e BOOM ka shkuar te Zyra Vendore e Arsimit Para-Universitar për të folur në lidhje me kushtet e transportit dhe për të pyetur se përse nuk i paguhet i plotë transporti i fëmijëve në fshatin Likmetaj.

Specialisti shprehet se marrëveshjen me transportin nuk e kryen ky institucion.

“Le të vijnë njëherë me letër dhe me dokumente si është. Nuk kanë shkuar jnë ditë, ditën e dytë shkuan në shkollë. Ne i kemi vënë tarifë sipas ligjit. Për 1-12 km është tarifa 890 lekë. Tani e kemi çuar te Bashkia. Aty bëhet fjalë vetëm për 10 deri në 12 fëmijë që nuk e përballon transporti normal. Kjo nuk ka lidhje me ne. Ato kanë kuar edhe diçka tjetër, veçse asaj që japim ne. E kam zgjidhur problemin, se më erdhën edhe ata të transportit. Por licencat nuk i japim ne, i jep bashkia. Presim bashkinë që ta miratojë, se nuk e dimë se kush është kompania.”

Duhet të shkojmë te Bashkia për të pyetur, sepse Bashkia bën pjesën e llogaritjes së distancës nga vendbanimi deri te shkolla.

Specialisti pranon problematiken që ekziston në lidhje me transportin e nxënësve në fshatin Likmetaj, por shprehet se kjo çështje u zgjidh.

Një përfaqësues i Bashkisë Durrës na sqaron se marrëveshjen me mjetet e transportit të fëmijëve nuk i kryen ky institucion.

“Bashkia nuk ka lidhje fare me transportin, se lekët i jep ministria e Arsimit. Me vendim qeveria transporti i takon zyrës arsimore. Kjo është përgjigje zyrtare, me transportin merret ZVAP-ja. Largësia është miratuar nga në vitin 2016. Pagesat i bën ministria e Arsimit. Këto i kontrollon ZVAP-ja sipas kushteve të ministrisë së Shëndetësisë për Covid-19.”

Aty thonë se specialistet do të verifikojnë rastin, por nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie në lidhje me transportin e fëmijëve që bëhet jashtë çdo kushti ndërkohë që numri i personave të infektuar sa vjen e rritet në vend.

Realiteti i  sistemit arsimor nuk janë vetëm shkollat e rindërtuara dhe videot e bukura që Ministria e Arsimit publikon në rrjetet sociale, pjesë e realitetit është edhe kjo shkollë ku mungon edhe gjeja më kryesore, uji .

Lexo edhe: