"BOOM" - Burrë e grua, por në Gjendjen Civile figurojnë si vëlla e motër

"BOOM" - Burrë e grua, por në Gjendjen Civile figurojnë

Për shkak të gabimeve apo pakujdesive të bëra nga punonjës të Gjendjes Civile  shumë qytetarë po përballen sot me shqetësime serioze.

Emisioni investigativ "BOOM" në RTV Ora, solli ditën e sotme (21 korrik) rastin e z.Dritan Allajbej nga Peshtani , Njësia Vërtop,Poliçan i cili n shkurt të vitit 2019, ka shkuar pranë Arkivit të Gjendjes Civile  Berat për të marrë një certifikatë martese.

Nga akti i përkthyer ka vënë re se edhe bashkëshortja e tij kishte të njëjtën nënë , pra Dritan Zenepe Allajbej  dhe Luftime Zenepe Abazaj, kur nëna e bashkëshortes quhet Myzejen, pra emri i nënës së të dyve është i njëjtë.

Allajbej: Certifikata e martesës e përkthyer, më duhet për të plotësuar dosjen për në Ambasadën Amerikane , me qëllim bashkimin familjar me të afërmit e mi në ShBA. Por se një certifikatë me një gabim të tillë e ndali nga procesin e shumëpritur. Punonjësi më ka thënë se kështu është hedhur në sistem dhe se për këtë duhet t'i drejtohet gjyqit si e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem.

Qytetari thotë se nuk ka mundësi ta ndjekë në rrugë gjyqësore. Për të vërtetuar të dhënat e sakta, "BOOM" shkoi pranë zyrës së Gjendjes Civile pranë Njësisë Vërtop  ku çdo e dhënë është e vërtetë.

Punonjësja e Gjendjes Civile: Gabimi është bërë te libri i aktit të martesës dhe për pasojë të dhënat janë  pasyruar gabim në Arkivin e Gjendjes Civile Berat .Por ,mendoj që nëpërmjet një vërtetimi, kjo gjë mund të rregullohet. Në sistem janë vënë re gabime.

Më pas "BOOM" e ndoqi rastin deri tek Arkivi i shtetit. Në një intervistë për punonjësin e këtij institucioni ai shprehet se nisur nga eksperienca këto pasaktësi merren parasysh në ambasadë në rast se  i bashkangjiten një sërë vërtetimesh të tjera të sakta që vërtetojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Sipas tij problemi ka lindur që kur është firmosur akti i martesës nga të gjitha palët. Nëse qytetari kërkon të vërtetojë pikërisht vetëm këtë fletë nga arkivi, mund t'i drejtohet gjykatës, por e quan me vend që në dosje për në ambasadë të bashkangjisë certifikatat e tjera si dhe vërtetimet.

Ndërkohë, qytetari nuk pranon t'i drejtohet gjyqit.

Vendi Lajme Lajmi i fundit boom 2020

EMISIONET