Tirana është qyteti i mundësive, është vendi ku mund të gjesh njerëz të pasur dhe nga ata që përpiqen të mbijetojnë.

Sot BOOM do t’i kthehet pas në kohë në vitin 2013 kur Ministri i Mirëqenies Sociale atëherë Erion Veliaj u shfaq në media me një fëmijë rom në krah të cilin e dërgoi në spital për të marrë shërbimin shëndetësor.

Veliaj: Do të ketë penalizimi sipas ligjit, për të ndaluar këtë shfrytëzim të njeriut nga njeriut. Nëse merr një sasi mbetjesh nga bashkia e Tiranës, do të ketë gjoba financiare dhe pasoja ligjore.

Pas këtij paralajmërimi të Veliaj, policia bashkiake sekuestronte karrocat personave që mblidhnin plehra, në shumë raste edhe me dhunë. Raste të tilla janë denoncuar në media dhe rrjete sociale.

BOOM sjell rastin e një nënë dhe një fëmije në një godinë gjysmë të shembur dhe së bashku me fëmijën mbledh hekura. 

Ajo thotë se karrocat që mbledh plastikë ia ka sekuestruar bashkia. Ka aplikuar për punë, por asnjë përgjigje nuk i kanë kthyer deri më tani. 

E detyruar të rrezikojë  jetën për të siguruar bukën e gojës.

“Kushtet tona janë shumë të vështira. Nuk kemi çfarë të bëjmë, për bukën e gojës. Bashkia na merr karrocat. Më ka marrë 12 karroca. Më kanë vënë gjobë 50 mijë lekë. Nuk e nxorëm dot karrocën. Nga e keqja dalim e mbledhim. Kam bërë kërkesë për punë, por nuk na kanë dhënë.”   

Ndërkohë Veliaj, nga zyra e tij nuk mund ta shikojë luftën për mbijetese që po bën komuniteti rom  pas masave ndëshkimore që ai vetë ka vendosur, duke mos i lejuar të fitojnë ato pak të ardhura ditore për mbijetesë.

Nëna dhe fëmijë detyrohen të rrezikojnë jetën duke gërmuar në godina gjysmë të shembura për të  mbledhur hekura.

Këto pamje të sjella nga BOOM ndoshta do ta ndihmojnë kryebashkiakun Veliaj që ta shohë më qartë Tiranën  e vërtetë jashtë rrjeteve sociale.