Pranë redaksisë së emisionit Boom erdhi një informacion se disa banorë vetë kanë marrë iniciativën për të shtruar rrugën pranë shtëpisë së tyre.

Boom shkoi në Tufinë për të parë nga afër, dhe në fakt një pjesë e rrugës ishte shtruar me beton.

Boom shkoi përsëri në Tufinë, për të parë nga afër punimet pasi do të vazhdohej puna për të mbaruar pjesën tjetër të rrugës

Ismail Kuka, personi që kishte marrë iniciativën thotë se për vite nuk është bërë asgjë.

Ismail Kuka: Rruga ishte bërë e pa kalueshme, fillimisht vënë një pjesë dhe më pas vendosën ta përfundonin. Balta e gropat po i shkatërronin makinat, ndërkohë në ditë me shi ishte shumë e vështirë për tu kaluar edhe me këmbë nga fëmijët, ndërkohë  rruga nuk ka as ndriçim duke e bërë vështirë këtë periudhë që mësimi është edhe me turne.

Ai shton se bashkia të jetë mirë vetë, ndërkohë do mendojnë edhe për emrin.

Administratori i njësisë administrative Dajt, Kujtim Qefalia sqaron se zona në fjalë ka qenë zonë informale.

Qefalia: Për rrugicën që banorët kanë shtruar në fakt, njësia shumë herë ka bërë kërkesë në bashkinë Tiranë që të ndërhyhet. Ndërkohë kërkesa ka qenë edhe për studimin e zonës , rrugës e më pas ndërhyrjes. Qytetari që ka marrë iniciativën , në fakt ka kërkuar të punojë në pronën e tij, megjithatë qytetarët kanë bërë kërkesa për tu sistemuar rruga. Kërkesat janë bërë pranë Bashkisë Tiranë dhe pritet që të ndërhyhet pas një studimi që do ti behët zonës, e më pas projekti.  Jo vetëm kjo rrugë e shkurtër, po ka shumë rrugë që kanë nevojë për ndërhyrje.

Administratori falënderon emisionin Boom, por edhe qytetarët për atë që kanë bërë.