Pranë redaksisë së emisionit BOOM erdhën ankesa na banorë të zonës së Kombinatit, të cilët prej vitesh vuanin nga një kanal , pranë banesave të tyre, në të cilin derdheshin ujëra të zeza.

Banorët thonë nuk duam rrugë edhe pse është e shkatërruar, pasi do ta bëjmë vetë,por duan vetëm kanalin ta heqin.

Ata shprehen se ky kanal ka 20 vite dhe nuk është bërë asnjë gjë.

Një zonje, çdo ditë për të dalë nga dera e shtëpisë i duhet të kalojë kanalin.

Një banor tjetër, i cili ka edhe biznes pranë thotë se edhe pse paguan taksa, nuk ka asnjë investim në këtë zonë.

Taksat e kësaj zone, sipas tij shkojnë për qendrën, por jo për zonën e tyre.

Ai thotë se ka nxjerrë mbi 10 fëmijë nga kanali pasi kanë rënë aty, ku ka minj, gjarpërinj që dalin nga kanali.

Një banore thotë se nuk ka Koronavirus për ta, janë mësuar me mikrobet.

BOOM pyeti fëmijët e vegjël se ku luajnë, ata thonë se kur bie shi vonohen për në shkollë dhe se kanë rënë në kanalin e ujërave të zeza.

BOOM u rikthye në zonën e Kombinatit një ditë më pas, pasi mëngjesi ishte me shi. Pak minuta dhe kanali ishte i mbushur.

BOOM u interesua pranë Njësisë Administrative Nr. 6 se a ka një plan për të ndërhyrë në këtë zonë dhe çfarë është bërë për të rehabilituar kanalin e ujërave të zeza.

Përgjigja e njësisë administrative ishte:

“Ne përgjigje te informacionit te kërkuar ju bëjmë me dije se: Për kanalin ne fjale planifikohet tre here ne vit pastrimi i inerteve dhe mbeturinave qe hidhen nga komuniteti i zonës. Perse i përket projektit per zgjidhjen e problemit ju beje me dije qe është duke u zhvilluar një projekt ne zonën e kombinatit qe aktualisht janë përfunduar 30% e punimeve. Ky projekt ka te beje me Landfilldin e përpunimeve te ujërave te zeza qe po ndërtohet ne zonën e pularisë ne zonën e Kasharit. Për me shume info drejtohuni ministrisë përkatëse.”