"Bomba si në Jerusalem", qytetarët të pasigurtë për jetën

"Bomba si në Jerusalem", qytetarët të pasigurtë

Vrasjet e ditëve të fundit, por edhe ngjarjet kriminale të ndodhur brenda familjeve kanë shtuar shqetësimin e qytetarëve për sigurinë në vend. Ata shprehen se nuk kanë më siguri as në shtëpitë e tyre dhe gjithë kjo vjen nga mosfunksionimi i shtetit.

Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Tiranën, por edhe qytete të tjera të vendit, kanë krijuar pasiguri tek qytetarët.

Ata thonë se kanë frikë të qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre.

"Bomba në mes të ditës si me qenë në Jerusalem. Asnjë nuk është i sigurt kur të gjithë janë me pistoleta në xhep, me armë në shtëpi. Siguri nuk ka."

"Nuk je i sigurt në shtëpi tënden."

"Ne as gjallë, as vdekur nuk jemi. Çfarë sigurie?!"

Disa prej tyre zgjedhin të përgjigjen përmes ironisë.

"Çfarë krimesh po ndodhin njëherë, ku ka krime?"

Mosfunksionimi i shtetit është sipas tyre shkaku kryesor i gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur.

"Papërgjegjshmëria vjen kryesisht nga shteti, nuk vë në zbatim ligjet."

"Po nuk funksionojë shteti do të lulëzojë krimi."

Dy atentate mafioze, një në Rrogozhinë dhe një në kryeqytet tronditën opinionin publik këtë të martë, ndërsa krimi në familje është bërë tashmë një fenomen i zakonshëm.

Vendi Lajme Kronike Sociale tirane rendi dhe siguria ngjarjet kriminale

EMISIONET