"Bomba" e Bumçit: Sondazhi në ABC News u ndalua nga Rama, kërcënoi pronarin, opozita kishte 75 mandate

"Bomba" e Bumçit: Sondazhi në ABC News u ndalua nga Rama,

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV ORA, ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka bërë publike se pse nuk u publikua sondazhi në ABC News,  ku sipas tij u ndaluar nga Rama sepse opozita dilte me 75 mandate.

Bumçi: Të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të rrëzuar Edi Ramës, pasi është qeveria më e korruptuar dhe që ka bërë më shumë dëme qysh pas komunizmit. Opozita ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm dhe me gjykata të rrëzuar, ka pasur projekte për ta shpërndarë sikurse bëri Vuçiçi në Serbi.

Televizioni ABC News, bëri publik ditën për sondazhin që do të kishte, kishte të ftuar edhe njerëzit. Në atë sondazh që mund ta ndalonte vetëm Edi Rama që kërcënon pronarë, opozita rezultonte me 75 mandate. Kjo është arsyeja që Rama e ndaloi atë sondazh.

https://youtu.be/R0Y_YU50x5A

Vendi Lajme Opozita Politikë Lajmi i fundit rama kercenim pronari aldo bumci ABC News RTV Ora

EMISIONET