Qindra dhe mijëra qytetarë të Bangladeshit janë dyndur rrugëve të kryeqytetit Dhaka, duke bërë thirrje për bojkot të produkteve franceze.

Ky reagim ka ardhur pas vendimit të presidentit të Francës Emmanuel Macron për të mbajtur qëndrim të ashpër ndaj radikalëve islam.

Protestuesit kanë djegur portretin e Macron, teksa policia ka rrethuar ambasadën franceze në Bangladesh.

Macron është vendosur në qendër të sulmeve nga shumë vende me shumicë islame pas deklaratave të tij të ashpra ndaj këtij besimi.

Situata u ndez pasi një mësuesi historie në Paris iu pre koka duke qenë se në klasë kishte shpalosur disa karikatura të profetit Muhamed. Macron tha gjatë nderimeve për mësuesin se Franca nuk do të ndalet me karikaturat.

Ditën e hënë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për bojkot të produkteve franceze.