I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela  në RTV Ora, Gjergj Bojaxhi u shpreh se po kërkohet që të komercalizohet Butrinti.

Bojaxhi: Këta duan ta komercalizojnë Butrintin. Cilat janë zonat përgjatë dhe anash Butrintit që do të jepen për përdorim komercial. Jepet një copë këtu, një copë atje, pa plan. Edhe vetë parku i Karaburunit nuk ka status të sigurt, Palasa u bë, edhe Dhërmiu po bëhet. Kush janë zonat që duam të zhvillojmë dhe me çfarë standardi.

Kur këto nuk janë transparente, as çështja me Butrintin nuk mund të jetë transparente. Ne nuk i kemi këto informacione, se mund t’i lejojmë ndoshta 2 hotele brenda Butrintit, por ama pjesa tjetër do të ngeli pa prekur.