I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani u shpreh se shqiptarët janë të përmbytur dhe se banorëve u është lagur shtëpia e pasuritë, por vetëm Rama dhe qeveria e tij i ka këmbët e thata.

Bogdani: Natyra dhe Zoti kanë shekuj që janë aty. Deklaratat e Ramës vijnë, pasi ai jeton në luksin e Parisit. Ajo që ishte ndryshe këtë herë ishte se atyre banorëve u është lagur shtëpia dhe gjithë pasuritë, por i vetmi që i kanë këmbët e thata është Rama dhe qeveria e tij.

Nëse më parë qeveria ishte në këmbë. Qeveria Berisha në atë kohë u zhvendos në Shkodër dhe u bë çmos që të shpëtoheshin edhe bagëtitë e banorëve që janë të rëndësishme, ndërsa sot Rama rri ngrohtë në sarajet e tij, prandaj e krahason vendin tonë me Parisin.