Një aksident mes tre makinash ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një makinë tip “BMW” është përplasur me 2 mjete të tjera t në rrugë.

Sikurse mund të shihet edhe nga fotoja e siguruar nga Ora News, BMW-ja duket se ka bërë një kthesë të gabuar, pasi në atë pjesë të rrugës nuk lejohet.

“Më datë 23.07.2020, rreth orës 17:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.