Në një intervistë për emisionin “Ora Verore” në RTV Ora me gazetarin Ronaldo Shakara ka qenë blogeria e njohur e seksit Zhaklina Lekatari, e cila ndër të tjera ka folur edhe për kritikat dhe komentet e shumta që ka marrë për disa video që ka realizuar gjatë karantinës duke improvizuar organin gjenital të mashkullit dhe organit gjenital të femrës në kushte shtëpie me lugë druri dhe sfungjer.

Ronaldo Sharka: Si e ke përjetuar ti atë moment?

Zhaklina Lekatari: Nuk jam e habitur nga komentet. Vitin e kaluar kam kaluar një periudhë që u mbusha me energji negative nga këto komentet tepër të dhunshme, arkaike, të këqija e negative. Shqiptarët dhunën e kanë brenda tyre dhe seksualitetin e jetojnë gjithmonë me dhunë. Edhe kur duan të të dëmtojnë ty, duan të të dhunojnë seksualisht, këtë e bëjnë edhe me të folurën.

Tani e manaxhoj më mirë, këto momente apo komente përpiqem  t’i kthej e t’i përdor në favorin tim. Në rastin e komenteve negative, mundohem ta ngre fenomenin e bulizmit online apo të seksualitetit apo e dhunës seksuale online, dhunës virtuale në platformat multimediale. Kjo është mënyra që unë kam mësuar të lundroj në gjithë këtë botë mediale.

Pse ndodh kjo?! Kjo ndodh sepse tek ne nuk ka ndodhur ende revlucioni shqiptar. Kemi 50 vite të komunizmit, ku shteti i hyri në kravatin e çiftit dhe e zhveshi çiftin nga seksualiteti dhe krijoi njeriun e ri të moralshëm. Ne je jemi këta që jemi për shumë arsye. Në 30 vitet e fundit ne nuk kemi bërë asgjë që ne të investojmë në edukim. Unë nuk flas për aktin seksual, unë flas për edukimin seksual dhe edukimi seksual të bën të njohësh më mirë veten tënde, trupin tënd dhe të mos dhunohesh dhe mos të lejosh të tjerët të të dhunojnë.